Mesi ishte në lot para ndeshjes që Argjentina fitoi 3 me 0 përballë Venezuelës. Kjo ndodhte për herë të parë për argjentinasin dhe arsyeja ishte e veçantë.
Ky takim në Argjentinë mund të jetë i fundit për Mesin. Dhe në “Estadio Monumental” emocionet ishin të shumta.
eçari është drejt fundit të karrierës dhe Botërorit 2026 mund të jetë i fundit me Argjentinën. “Do të jetë ndeshje shumë special për mua sepse është e fundit kualifikuese. Për këtë e gjithë familja ime do të jetë aty me mua”, u shpreh Mesi para ndeshjes me Venezuelën.
Sfida ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Mesi shënoi dopietë, ndërsa Argjentina prej kohësh e ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026.
Nga dashuria e parë mashkullore tek humbja e fëmijëve, gjithçka mbi jetën e Giorgio Armanit


