Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

    Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.

    Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të vitit. Një forcim i Lekut gjatë tremujorit të parë nuk kishte qenë, deri këtë vit, një dinamikë e zakonshme në të dhënat historike.

    Por, me sa duket, oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të ka bërë që Euro të vijojë të humbasë terren. Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht duke blerë Euro në tregun valutor, por pa e ndalur dot plotësisht rënien graduale të kursit të monedhës europiane.

    Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.

    Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e kanë rritur ofertën monetare të Lekut me ritmet më të larta historike në muajt e fundit të 2025 dhe në fillimin e vitit 2026. Pavarësisht kësaj, monedha vendase vazhdon të forcohet./MONITOR

    euro Kursi i këmbimit Leku
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Alegri kërkon një “bomber” të gatshëm te Milani, emrat në radarin e Tares

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.