Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Dhjetëra njerëz janë lënduar si pasojë e përplasjes mes dy trenave kokë më kokë pranë kryeqytetit danez, Kopenhagë, të enjten, njoftoi policisë vendëse. Mediat vendëse raportuan se 17 njerëz u lënduan, katër prej tyre rëndë, pas përplasjes së trenave në Gribskov, rreth 40 kilometra në veri të ës.

    Policia e quajti përplasjen “aksident serioz”, por një zëdhënës i policisë i tha AFP-së se të gjithë udhëtarët u evakuuar nga trenat. “Dy trena u përplasën dhe policia dhe shërbimet emergjente janë mbledhur në numër të madh”, tha policia në një komunikatë.

    Rasti u raportua në orën 6:30 të mëngjesit, sipas zëdhënësit të policisë, Tim Simonsen. “Ishte përplasje kokë më kokë dhe ka të lënduar mes udhëtarëve”, tha ai për AFP, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

    Kryetarja e bashkisë së Gribskovit, Trine Egetved, tha në Facebook se disa nga të lënduarit u dërguan në spital me helikopter.

    Pamjet në media treguan dëmtime në lokomotivat e dy trenave, të cilët ndodheshin mes qyteteve Hillerod dhe Kagerup kur u përplasën.

    Egetved tha se është “thellësisht e tronditur dhe e shqetësuar” nga aksidenti.

    “Ky tren përdoret nga shumë banorë të Gribskovit, punëtorë dhe studentë. Shërbimet emergjente po punojnë pa pushim dhe ne po përpiqemi, në nivel qendror, të krijojmë një pasqyrë të qartë të asaj që ndodhi dhe të sigurohemi që të gjithë të marrin ndihmën që u nevojitet”, tha ajo.

    Danimarka krenohet me standardet e saj të sigurisë, por një aksident treni në vitin 2019 la tetë të vdekur dhe 16 të lënduar.

    Në gusht të vitit të kaluar, një tren ekspres u përplas me një kamion bujqësie në një kalim hekurudhor, duke lënë një të vdekur 27 të lënduar./rel

    Perplasen dy trena ne Danimarke
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026

    Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë

    April 23, 2026

    Nuk ndalet rënia e Euros, prek rekord të ri poshtë 95.5 lekëve

    April 23, 2026

    Alegri kërkon një “bomber” të gatshëm te Milani, emrat në radarin e Tares

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.