Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    Facebook pëson ndërprerje globale, mijëra përdorues raportojnë probleme me hyrjen dhe funksionimin e platformës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas aktakuzës ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

    September 26, 2025
    Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

    Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke paralajmëruar se edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë mund të përballen me drejtësinë.

    “Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York.

    Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që, sipas tij, e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA. “Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Shpresoj që të ketë edhe të tjerë, sepse nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në një vend si ky,” shtoi ai.

    Aktakuzat ndaj Comey-t u lëshuan nga Departamenti i Drejtësisë, vetëm pak ditë pasi Trump kishte kërkuar publikisht ndjekjen penale të tij. Lëvizja u shoqërua me largimin e një prokurori që kishte kundërshtuar aktakuzën – një hap që analistët e konsideruan si një përpjekje e paprecedent për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të Presidentit.

    Comey përballet me dy akuza për deklarata të rreme para Kongresit. Sipas aktakuzës, ai kishte mohuar në vitin 2020 përpara Senatit se kishte autorizuar rrjedhje informacioni në media gjatë kohës që drejtonte FBI-në.

    Trump u shpreh se provat ndaj Comey-t janë të qarta: “Është një rast i thjeshtë. Ai gënjeu. E dinte rëndësinë e pyetjes që iu bë në Senat dhe mendoi se do t’ia hidhte pa u kapur. Por u kap.”

    Presidenti theksoi se procesi nuk është hakmarrje, por “drejtësi e domosdoshme”: “Nuk është për hakmarrje. Është për drejtësi. Nuk mund të lejojmë që këta njerëz radikalë të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan,” përfundoi ai.

    donald trump Drejtori FBI James Comey
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    July 19, 2026

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    July 19, 2026

    Facebook pëson ndërprerje globale, mijëra përdorues raportojnë probleme me hyrjen dhe funksionimin e platformës

    July 19, 2026

    Operacioni “Baza” në Durrës/ Zbulohet arsenal armësh që dyshohet se furnizonte grupet kriminale, arrestohet 20-vjeçari

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.