Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani, ish-banori i “BBVA4” njëkohësisht dhe artisti i njohur Klajdi Musabelliu na ka rrëfyer të tjera detaje në lidhje me jetën e tij private.
Ndërsa në lidhje me lojën e tij në BBV dhe mundësisë për rikthim, Klajdi u shpreh se nëse diçka e tillë do ndodhte ai do të tregonte një anë të tijën të cilën nuk e tregoi dot me herën e parë.
Lei: E mendove se çfarë strategjie do të kishe? Nëse do të kishe një plan, ose një shans të dytë, çfarë strategjie do përdorje ti dhe me kë do rrije ti në atë shtëpi?
Klajdi: E mendova, nuk mendova asnjë strategji. Mendova do isha pak më i çelur. Domethënë me më shumë humor, me më shumë batuta, me më shumë këngë. Sigurisht, do isha marrë më shumë me Rozanën, por jo duke e sulmuar. Duke qenë se ajo më nxorri në pah atë karagjozin që unë kam brenda, do kisha bërë një aleancë jo për lojë, por për të nxjerrë personazhet që kemi pozitivë brenda.
Por pas djaljes nga “BBVA4”, Klajdi na befasoi me një projekt muzikor të titulluar “E bukur”. Në rrjet kënga është marrë si dedikim ndaj një femre e mesa duket qenka e vërtetë. Teksa tregoi më shumë detaje mbi këngën, artisti pohon se ai vijon të dashurojë një vajzë për 10 vite radhazi.
Klajdi: Reaksioni është shumë pozitiv. Të gjitha vajzat e pëlqejnë, përveç se asaj që unë ja kam dedikuar. Unë kam fituar zemrën e çdo vajze. Vetëm të asaj që dua unë, s’e kam fituar. Nuk e kam bërë publike. Kënga i ka pëlqyer, por nuk po i pëlqej unë. Ka 10 vjet që unë këtë vajzën po e pëlqej, por ajo nuk e kupton që unë e pëlqej, ose nuk do që ta kuptojë.
Sakakq kujtojmë se para afro një muaj, artisti bëri deklaratën e bujshme. Ai rrëfeu se ka qenë i dashuruar kokë e këmbë me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata.


