Një ngjarje e veçantë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Lezhës.
Nëna ka sjellë në jetë foshnjën e saj në ambulancë.
Lajmi u njoftua nga Urdhëri i Infermierëve të qarkut, ku shkruajnë se lindja në kushte jo normale u realizua nga mamitë e Maternitetit “Zef Zefaj”.
Sipas këtij njoftimi nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë.
Në rrjete sociale ata kanë ndarë një foto vetëm pak çaste pasi fëmija erdhi në jetë.
Njoftimi nga Urdhëri i Infermierëve në Lezhë
“Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite. Dhe ndërsa temperaturat e larta pushtojnë vendin, një nënë e re niset drejt Shkodrës për të lindur. Por ja që koha nuk pret për ta realizuar në kushtet normale të një Spitali.
Janë profesionistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhë, të cilat e realizuan këtë lindje në ambulancën që transportonte këtë nënë.
Gjithçka kaloi normalisht në kushte jo normale, falë kujdesit shëndetësor dhe profesionalizmit. Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderimi shkon përtej përulësisë për këto profesioniste që gëzuan zemrën e Shërbimit shëndetësor dhe mbarë komunitetit!
Duart e arta që na dhurojnë jetë, faleminderit! “, shkruhet në postim.


