Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për pushime në Evropë

    “Erdogan është miku im”, Trump surprizon në Samitin e NATO-s, sinjale për heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35

    Alarm në New York, rrezik shembjeje në një projekt gjigant banesash pranë Grand Central

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Një gropë gjigante hapet në Barcelonë, evakuohen banorët e pesë pallateve

    July 7, 2026

    Një gropë me diametër rreth nëntë metra u hap mëngjesin e së martës në lagjen Sant Gervasí-La Bonanova në Barcelonë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë banorët e pesë pallateve për arsye sigurie.

    Sipas autoriteteve lokale, shembja e tokës ndodhi në oborrin e një kompleksi banesash, pranë zonës ku po zhvillohen punimet për zgjerimin e linjës L9 të metrosë.

    Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje mbërritën gjashtë mjete zjarrfikëse, ndërsa ekipet teknike nisën mbushjen e gropës me beton për të stabilizuar terrenin dhe për të shmangur rrezikun e shembjeve të tjera që mund të preknin ndërtesat përreth.

    Hetimet paraprake sugjerojnë se fundosja e tokës mund të ketë lidhje me punimet infrastrukturore që po kryhen në zonë, megjithatë autoritetet theksojnë se shkaku i saktë ende nuk është konfirmuar. Ndërkohë, nuk ka ende një afat se kur banorët do të lejohen të rikthehen në banesat e tyre.

    Disa prej banorëve thanë se kishin vënë re shenja paralajmëruese ditët e fundit. Një grua tregoi se katër ditë para incidentit ishte krijuar një çarje e madhe në apartamentin e saj, që shtrihej nga tavani deri në dysheme, ndërsa dera e hyrjes nuk mbyllej më si më parë.

    Ajo përshkroi edhe momentin e shembjes, duke rrëfyer se rreth orës 09:00 dëgjoi dy zhurma të forta të shoqëruara me dridhje të ndërtesës. Rreth një orë më vonë, zjarrfikësit mbërritën në zonë dhe u kërkuan të gjithë banorëve të largoheshin menjëherë nga pallatet.

    Edhe një punonjëse e një picerie pranë vendit të ngjarjes tha se, kur hapi lokalin në mëngjes, konstatoi se pjesa e pasme e tij ishte shembur dhe banjoja ishte përpirë nga gropa e krijuar.

    Ensurt majúscul aquest matí al barri del Putxet de Barcelona. Un esvoranc de vuit metres de diàmetre i quatre de profunditat produït per les obres de la Línia 9 del metro ha obligat a desallotjar sis finques dels carrers Rubinstein i Teodora Lamadrid i Sant Gervasi de Cassoles.… pic.twitter.com/iCAn8HlvvK

    — diariARA (@diariARA) July 7, 2026

    Banorët e evakuuar janë strehuar përkohësisht në një qendër lokale, ndërsa autoritetet kanë ngritur një pikë informacioni për t’i mbajtur të informuar mbi zhvillimet dhe masat që do të ndërmerren.

    Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Barcelonës bëri të ditur se evakuimi u krye si masë parandaluese dhe se zona po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të evidentuar çdo lëvizje të re të terrenit.

    Sipas specialistëve, ky incident ndryshon nga shembja e madhe e ndodhur në lagjen Carmel në vitin 2005. Ata sqaruan se tuneli i metrosë në këtë zonë është ndërtuar tashmë dhe linja L9 vijon të funksionojë normalisht. Megjithatë, instrumentet monitoruese kanë regjistruar një rritje të lëvizjeve vertikale të tokës, duke forcuar dyshimet se shembja mund të jetë e lidhur me punimet që po zhvillohen në afërsi.

    Barcelonë gropë pallateve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për pushime në Evropë

    July 7, 2026

    “Erdogan është miku im”, Trump surprizon në Samitin e NATO-s, sinjale për heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35

    July 7, 2026

    Alarm në New York, rrezik shembjeje në një projekt gjigant banesash pranë Grand Central

    July 7, 2026

    Një gropë gjigante hapet në Barcelonë, evakuohen banorët e pesë pallateve

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.