Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për pushime në Evropë

    “Erdogan është miku im”, Trump surprizon në Samitin e NATO-s, sinjale për heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35

    Alarm në New York, rrezik shembjeje në një projekt gjigant banesash pranë Grand Central

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për pushime në Evropë

    July 7, 2026

    Shqipëria renditet ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë gjatë kësaj vere, sipas një artikulli të publikuar nga media spanjolle “El Generacional”, e cila e përfshin vendin në një listë me destinacione si Rumania, Portugalia dhe Bullgaria.

    Sipas medias spanjolle, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet falë kombinimit të plazheve me ujëra të kristalta, trashëgimisë së pasur kulturore dhe kostos së përballueshme të pushimeve, duke u kthyer në një zgjedhje ideale për turistët që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë.

    Artikulli thekson se me ardhjen e sezonit veror, gjithnjë e më shumë udhëtarë janë në kërkim të destinacioneve të reja që ofrojnë eksperienca të veçanta, por edhe çmime të arsyeshme. Edhe pse Evropa njihet për qytetet historike, monumentet dhe peizazhet e saj të mrekullueshme, shumë prej destinacioneve më të famshme janë bërë të kushtueshme për turistët.

    Pikërisht për këtë arsye, “El Generacional” rekomandon vende që ofrojnë të njëjtën bukuri natyrore dhe kulturore me një buxhet shumë më të ulët, ku Shqipëria zë një vend të rëndësishëm.

    Media spanjolle e përshkruan Shqipërinë si një destinacion gjithnjë e më të preferuar për pushimet verore, falë bregdetit të saj me ujëra të kristalta dhe plazheve që krahasohen shpesh me ato të Greqisë, por me çmime dukshëm më të favorshme.

    Sipas artikullit, vendi është ideal jo vetëm për ata që kërkojnë diell dhe det, por edhe për turistët që duan të njohin historinë dhe kulturën shqiptare. Buxheti ditor për një vizitor mund të luhatet nga 25 deri në 40 euro për person, çka e bën Shqipërinë një nga destinacionet më të përballueshme në rajonin e Mesdheut.

    “El Generacional” veçon gjithashtu ofertën e pasur turistike të vendit. Për adhuruesit e historisë dhe kulturës rekomandohen Berati, i njohur për arkitekturën karakteristike osmane dhe statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gjirokastra me kështjellën e saj mesjetare, si edhe kryeqyteti, Tirana.

    Ndërsa për pushime buzë detit, media spanjolle rekomandon Ksamilin, një nga destinacionet më të njohura të rivierës shqiptare, i famshëm për ujërat ngjyrë bruz dhe ishujt e vegjël që e rrethojnë.

    Përveç bregdetit, Shqipëria ofron edhe mundësi për turizëm malor dhe aventura në natyrë. Lugina e Thethit përmendet si një nga destinacionet më tërheqëse për ecje, alpinizëm dhe eksplorimin e peizazheve alpine, duke plotësuar ofertën turistike të vendit për vizitorët që preferojnë natyrën dhe qetësinë.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “El Generacional”: Nga Ksamili në Theth, Shqipëria mes destinacioneve më të përballueshme për pushime në Evropë

    July 7, 2026

    “Erdogan është miku im”, Trump surprizon në Samitin e NATO-s, sinjale për heqjen e sanksioneve dhe rikthimin e Turqisë në programin F-35

    July 7, 2026

    Alarm në New York, rrezik shembjeje në një projekt gjigant banesash pranë Grand Central

    July 7, 2026

    Një gropë gjigante hapet në Barcelonë, evakuohen banorët e pesë pallateve

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.