Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nga Tokio në Nju Jork për vetëm 1 orë, Japonia prezanton revolucionin e udhëtimit hapësinor

    October 29, 2025

    Një kompani japoneze po synon të bëjë realitet atë që deri më sot dukej si skenar science-fiction: udhëtimin nga Tokio në qytete amerikane si Nju Jorku apo Uashingtoni për vetëm 60 minuta – duke përdorur hapësirën.

    Agjencia “Nippon Travel” ka njoftuar planet për të nisur një shërbim transporti super të shpejtë, në bashkëpunim me startup-in japonez të raketave të ripërdorshme, “Innovative Space Carrier Inc.”.
    Sipas projektit, udhëtimi do të kryhet me një mjet që niset nga një platformë në det të hapur, duke kaluar nëpër hapësirë për të lidhur çdo dy pika të Tokës brenda një ore.

    Një biletë vajtje-ardhje do të kushtojë rreth 100 milionë jen, ose 657 mijë dollarë, dhe do të ofrohet fillimisht për klientët që kërkojnë një përvojë ekskluzive.

    “Shpresojmë që ky projekt të jetë një pikënisje e re për të lidhur turizmin me udhëtimin hapësinor”, deklaroi presidenti i “Nippon Travel”, Keigo Yoshida, gjatë prezantimit në Tokio.
    Kompania pritet të nisë pranimin e aplikimeve të avancuara për shërbimin në vitin fiskal 2026.

    Projekti do të zhvillohet me disa faza: fillimisht me ture dhe përvoja tokësore të lidhura me hapësirën dhe degustime ushqimesh hapësinore, që do të nisin nga viti 2026, për të kaluar më vonë në qëndrime orbitale, të planifikuara për vitet 2040.

    Sipas Kojiro Hatada, drejtues i “Innovative Space Carrier Inc.”, objektivi afatgjatë është ulja e kostove të udhëtimit hapësinor duke rritur numrin e fluturimeve të mundshme për çdo mjet raketor.

    Nëse projekti realizohet, Japonia mund të hapë një epokë të re në udhëtimin global – ku distancat ndërkontinentale përshkohen në kohën që sot kërkon një udhëtim mesdy qytetesh brenda vendit.

    Japonia Nju Jork Tokio
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump ndryshoi avionin presidencial pas samitit të NATO-s, shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Çfarë s’u pa në Ankara

    July 26, 2026

    Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i mori makinën nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim 47-vjeçari në Kurbin

    July 26, 2026

    Protestat, Rama u përgjigjet kritikëve: Kontratën e kam me 800 mijë shqiptarët, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

    July 26, 2026

    “Game Over” në Divjakë/ Arrestohen pronari i lokalit dhe kamarieri, dyshohet se organizonin baste sportive të paligjshme

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.