Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Nga Skerdilajd Konomi, te Plarent Dervishaj/ Vëllai i ‘Rrumit të Shijakut’: Na ra si bombë, është ende thuajse invalid

    October 17, 2025

    DURRËS– Ditën e sotme ka dëshmuar në GJKKO, Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Ky i fundit është një personazh i njohur i botës së krimit, që përfundoi i plagosur nga atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019.

    “Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit, nuk i njoh, kam dëgjuar si emër Plaurentin, se të dy nga Durrësi, por s’kam lidhje me të.”-deklaroi ai.

    PJESË NGA DËSHMIA:

    “Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur, e kam parë nga televizori, isha në palestër. Më mbrapa mora vesh që la qenë në mjet me Andi Malokun, Arjan Ndojin, Po vinte nga rruga e plazhit. Pasi shkova në spital na ra si bombë se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt, ‘pse i bë, qysh u bë’. Sepse ai ka qenë shumë i aksidentuar, edhe sot është gati invalid. Ai thotë ‘na kanë gjuajtur nga mbrapa’, dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë. Doktorët thonë ka pësuat traumë. Jemi munduar të dimë të vërtetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Nuk mund ta di se nuk kemi pasur njeri më para. Kanë ardhur njerëz për vizitë.”- tha ai.

    Ndërkohë Muça rrëfeu dhe njohjen me ish-prokurorin Ndoj.

    “Arjan Ndojën e kam takuat nja 2-3 herë. Ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë. Vëllai ka patur në përdorim një ‘Benz’ si rrumbullak, i zi. Bashkim Malokun, Zamir Çyrben i njoh si komshi. I kam takuar si bisedë tavoline, si na erdhi, nga na erdhi. Mesa di unë nuk e ka patur makinën në emër të tij. Në portin e Durrësit kam kunatin, Oraldo Muça që punon. Mond Çekiçin e kam njohur, jo ndonjë miqësi, por e kam respektuar, më ka respektuar.”- shtoi vëllai i “Rrumit” gjatë dëshmisë së tij.

    Në një moment të seancës, avokati Ilia Ilia, pyet Vullnet Muçën, se “pse ka ardhur i shoqëruar sot? Pse je arrestuar?”. Vullnet Muça sqaroi se ishte arrestuar për ca punë pronësie.

    Ai konfirmoi se nuk kishte bërë asnjë falsifikim dhe se ndaj tij nuk ishte provuar asgjë.

    “Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Bashkim Haxhinë e njoh si emër në televizor. Nuk jam marrë më falsifikim të pronësisë. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka patur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare. Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di a e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku. Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh, nuk e kam idenë fare. Duhet me pyet vëllain a i njeh. Ermir Dedjan, mora vesh që kishte fisin aty nga televizori. Me Edmond Çekiçin kurrë s’kam pasur konflikt. Ermir Bregun nuk e njoh fare. Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë. Ilir Kokalarin, kurrë se kam dëgjuar. Arjan Ndoja s’e di pse vinte në Sukth, nuk e mbaj mend ekzaktësisht sa vjet e njoh. Andi Maloku përfundoi si shofer nga Arjani. E di gjithë njerëzimi.”- tha ai.

    Ilia Ilia, avokati i Plarent Dervishajt, e pyet dhe për faktin nëse e njihte gjyqtarin e vrarë, Skerdilajd Konomin.

    Muça: Jo.

    Avokati: Plarent Dervishi ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?

    Muçi: Jo.

    Avokati: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?

    -Jo.

    Ilia Ilia: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?

    Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku i plagos vëllai. Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti). Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë./Radar.al 

    Aleksandër Laho GJKKO Plarent Dervishaj Skerdilajd Konomi Vullnet Muça
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    June 26, 2026

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    June 26, 2026

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.