TIRANË– Tregu i rrobave në lagjen 5 Maji në Tiranë është shkrumbuar plotësisht.
Rreth 200 tregtarë janë prekur nga ky zjarr i përmasave të mëdha, që përfshinë 2 magazinat e tregut të rrobave në zonën e ish-Uzinës.
Zjarrfikëset kanë qendruar në zonë edhe pas shuarjes së flakëve, sepse edhe ditën e sotme disa vatra u riaktivizuan por fatmirësisht u vunë në kontroll menjëherë. Nga burimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Tregtarët u shprehën se dëmet janë kolosale dhe se kanë mbetur në qiell të hapur. deri në një njoftim zyrtar nga grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit, automjete të forcave zjarrfikëse vijojnë punën në terren për të mbajtur nën kontroll situatën./Radar.al


