ELBASAN– Ditën e sotme kanë mbërritur materialet zgjedhore edhe në Elbasan, ndërsa një ditë më parë u dërguan edhe në qarkun e Korçës dhe Beratit.
Bëhet me dije se materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan.
Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Elbasan do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Elbasan./Radar.al
Adoleshenti i zhdukur prej 3 javësh, e ëma kërkon ndihmë nga policia
Giro d’Italia zë sheshin Skëndërbej/ PS zbret te fusha e Parkut Olimpik për mitingun përmbyllës
Ushtronin pro*titucion në Tiranë, procedohen 2 shtetase të huaja


