Përballja e boksierit shqiptar me atë argjentinas përfundoi me fitoren e Hysës.
Iu deshën vetëm 1 raund e gjysmë Nelson Hysës, për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte.
Si shpesh herë, një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.
Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin e tij, në raundin e parë e Brenda pak çastesh dhe në të dytin, ishte e pamundur për të, që të vazhdonte në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë.
Përpara tij, fitorja e pare shqiptare ishte ajo e Alban Bermeta, boksieri nga Tirana, arriti të fitojë me knockout (KO) përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger.


