Aldo Marku është një nga banorët e Big Brother Vip Albania 4. 35-vjeçari, regjisor filmash, tha se kjo pjesëmarrje do jetë një mundësi që të dalë nga zona e tij e komfortit, teksa e pret si aventurë.
Aldo Marku zbuloi se ka një vajzë dhe se është në proces divorci me nënën e vajzës së tij.
Ndërkohë sot vajza e tij feston ditëlindjen dhe ne led-in ne living është shfaqur një video e saj teksa feston.
Aldo është përlotur dhe ka uruar të bijën me rastin e ditëlindjes.
Më pas ai ka dalë para kamerave dhe ka dhënë një mesazh për të:
“Babi të do shumë fort, me zor po pres të të shoh prapë. Ti do më shikosh gjithë kohës. Babi të ka në mendje gjatë gjithë kohës. Rri me mamin, dëgjoje mamin si gjithmonë, të fala gjyshes, ma përqafo shumë nënën. Të dua shumë fort”.


