Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në kërkim për trafik dr*ge, Prokuroria sekuestron pasuritë e një shtetasi

    March 27, 2025
    Në kërkim për trafik droge, Prokuroria sekuestron pasuritë e një shtetasi

    TIRANË– Prokuroria Tiranës ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi shqiptar i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge.

    Bazuar në njoftimin e Prokurorisë mësohet se nga hetimi pasuror për shtetasin me iniciale I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, ka rezultuar se vlera e të ardhurave të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera.

    Pasuritë e sekuestruara:

    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe

    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.

    Raportohet se shtetasi me iniciale I. D., është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

    Njoftimi i Prokurorisë:

    Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.

    Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.

    Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.

    Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.

    Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

    – Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

    – Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe  24.8m2 verandë; dhe

    – Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës./Radar.al

    Në kërkim për trafik droge Prokuroria e Tiranës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One, paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

    July 27, 2026

    Kuvendi miraton me 74 vota marrëveshjen për huan 302 milionë dollarë nga SHBA për mbrojtjen, opozita mungon në seancë

    July 27, 2026

    SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar nar*otikësh drejt Finlandës, zbardhet skema

    July 27, 2026

    Reshjet sjellin rënie gurësh në disa akse në veri, rihapet rruga Qafë Thorë–Theth, ARRSH: Qarkullimi vijon normal

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.