SHKODËR– “Blutë” e Shkodrës kanë vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për përkrahje të autorit të një krimi.
Bazuar në informacionet e publikuara nga policia, mësohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj 21-vjeçarit me inicale K.F., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet dyshohet se më 16 janar 2026, 21-vjeçari ka transportuar me automjet shtetasin E. K., i cili u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. M., në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Vinotekës”. Gjatë konfliktit, E. K. dyshohet se ka përdorur armë zjarri, pa shkaktuar pasoja. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i policisë:
“Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Grudë e Re”.
Kapet dhe ndalohet 1 në kërkim, i cili në muajin janar 2026, dyshohet se ka transportuar me automjet, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt dhe dyshohet se përdori armë zjarri. Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportur me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” dhe dyshohet se përdori armë zjarri, pa shkaktuar pasoja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Radar.al


