Teksa pak orë na ndajnë nga përballja Shqipëri-Serbi, rrugët e Tiranës janë mbushur me tifozët e kombëtares shqiptare të cilët me flamuj në duar, disa në këmbë e të tjerë nëpër makina, i kanë dhënë tjetër frymë kryqyteti sot.
Videot e siguruara nga Radar.al na dëshmojnë më shumë mbi gjendjen aktuale në rrugët e kryqytetit shqiptar.
Lëvizja masive e tifozëve nëpër qytet ka bërë që policia të marrë masa me bllokimin e disa akseve rrugore, në mënyrë që të shmangen përplasjet apo momentet e papritura para ose pas ndeshjes.
Një përballje që do të shënojë histori pasi dy vende ballkanike do të sfidojnë njëri-tjetrin.
Bëjmë me dije se në lidhje me këtë ndeshjes, ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana është shfaqur optimist për një fitore të mundshme nga kuq e zinjtë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram


