Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga sot nis periudha e Saturnit në prapavijë në Dash, astrologët: Ja çfarë ndryshon për të 12 shenjat deri në dhjetor

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    July 26, 2026
    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    Ndotja e ujit të pijshëm në Gostivar që shkaktoi një epidemi me rreth 4 mijë banorë të prekur po vihet nën kontroll, por uji në qytet vazhdon të mos lejohet për përdorim.

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha të dielën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 80 raste të reja, rreth gjysma e numrit të ditëve të mëparshme. Sipas tij, analizat tregojnë se uji nuk mund të përdoret ende as për larje, pasi procesi i dezinfektimit nuk ka përfunduar dhe kontrollet vazhdojnë në disa pika të rrjetit.

    “Sot kemi rreth 80 raste të reja të raportuara, që është dy herë më pak se numrat e mëparshëm dhe kjo tregon qartë se jemi në një trend rënës. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga epidemia është rreth 4.000. Deri më tani janë regjistruar 750 raste të sëmundjeve ngjitëse, ndërsa janë intervistuar epidemiologjikisht 490 persona. Mund të them se epidemia po hyn në fazën e qetësimit dhe tani fillon faza e analizës së plotë epidemiologjike për të përcaktuar kronologjinë e ngjarjeve. Në këtë fazë duhet të bëhet dallimi mes rasteve të lidhura me epideminë dhe atyre të gastroenteriteve të zakonshme”, deklaroi Klekovski.

    Kujtojmë se prej 10 ditësh në Gostivar është shpallur epidemia ndërsa me 21 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës 30-ditore, pasi mijëra banorë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të problemeve gastrointestinale. Hetimet zbuluan se në tubacionin kryesor të ujësjellësit ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që fuste ujë nga lumi Vardar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

    Analizat laboratorike të publikuara nga Prokuroria më 20 korrik treguan se niveli i baktereve në ujë ishte 48 herë mbi kufirin e lejuar. Për këtë rast janë arrestuar tre zyrtarë të ndërmarrjes publike të ujësjellësit, ndërsa hetimet vijojnë.

    epidemia Gostivari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga sot nis periudha e Saturnit në prapavijë në Dash, astrologët: Ja çfarë ndryshon për të 12 shenjat deri në dhjetor

    July 26, 2026

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    July 26, 2026

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    July 26, 2026

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.