Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    July 26, 2026
    Rita Ora flet për sendin që s'e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    Rita Ora ka ndarë një anë më personale të jetës së saj, duke zbuluar se mban gjithmonë me vete një varëse të veçantë me kristale, të cilën e konsideron një burim qetësie dhe ekuilibri mes ritmit të ngarkuar të karrierës.

    Në një intervistë për “The New York Times”, këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi se varësja ishte një dhuratë që mori për 34-vjetorin nga një prej mikeshave të saj më të afërta. Sipas saj, bizhuteria është krijuar posaçërisht për të, me kristale të zgjedhura në bazë të energjisë dhe domethënies që mbart secili prej tyre.

    “Është një lloj objekti që më ndihmon të çliroj stresin dhe të ruaj energjinë time. Në këtë industri është shumë e lehtë të humbasësh ekuilibrin, ndaj kjo më ndihmon të qëndroj e përqendruar”, u shpreh artistja.

    Rita zbuloi se varësja përmban citrin, që simbolizon energjinë pozitive dhe gëzimin, kuarc të tymosur për ta mbajtur me këmbë në tokë, ametist të gjelbër për të ushqyer pafajësinë dhe kuarc të pastër për të forcuar synimet dhe vetëdijen.

    Edhe pse pranon se nuk mund ta shpjegojë shkencërisht ndikimin e tyre, ajo beson se energjia që përcjellin kristalet është e vërtetë.

    “Ndoshta është thjesht psikologjike, por ndihem e mbrojtur. Ndihem më e qëndrueshme. Nuk e di nëse është placebo, por besoj se këto gjëra mbajnë energji dhe energjia është reale”, tha Rita.

    Këngëtarja shtoi se varësen e ka pothuajse gjithmonë me vete.

    “E vendos sa herë që mundem. Ndërroj shpesh veshjet, kështu që nëse nuk përputhet me to, e mbaj në çantë. Është gjithmonë me mua”, tregoi ajo.

    Gjatë intervistës, Rita Ora foli edhe për ndikimin që kanë pasur traditat shqiptare në jetën e saj, duke pranuar se është supersticioze dhe se është rritur me besime popullore që i kujton ende me shumë nostalgji.

    “Po, jam supersticioze. Mendoj se ne, evropianët lindorë, sidomos unë që vij nga një familje shqiptare, jemi rritur me besëtytni. Gjyshja ime bënte gjithmonë rituale nën dritën e hënës së plotë dhe lexonte filxhanin e kafesë të kthyer përmbys, sikur të ishte një hartë e së ardhmes”, rrëfeu ajo.

    Në planin profesional, Rita Ora vazhdon të jetë e angazhuar me disa projekte njëherësh.

    Ajo po promovon filmin “Descendants: Wicked Wonderland”, ku interpreton Mbretëreshën e Zemrave, ndërsa ka përfunduar edhe xhirimet e filmave “Honeymoon With Harry dhe Voltron”. Paralelisht, artistja po punon për këngë të reja dhe vazhdon turneun e saj me koncerte në Evropë.

    intervistë për “The New York Times këngëtare Rita Ora
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026

    Macron: Franca po përballet me situatën më të rëndë të zjarreve që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 27, 2026

    Franca dhe Spanja në garë me kohën për të frenuar zjarret masive para valës së re të të nxehtit

    July 27, 2026

    Trump: Askush nuk do të më tregojë se kujt do t’i shesim aeroplanët F-35

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.