Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare aktori i njohur i Hollivudit, ylli i “Dawson’s Creek”

    February 11, 2026

    Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij si Dawson Leery në serialin e famshëm “Dawson’s Creek”, është ndarë nga jeta në moshën 48-vjeçare, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

    Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Kimberly Van Der Beek, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e saj, ajo bëri të ditur se aktori ndërroi jetë në paqe, duke theksuar guximin dhe dinjitetin me të cilin ai përballoi ditët e fundit.

    “I dashuri ynë James David Van Der Beek ndërroi jetë në paqe këtë mëngjes. Ai i përballoi ditët e tij të fundit me guxim, besim dhe dinjitet. Për momentin, kërkojmë privatësi ndërsa vajtojmë humbjen e bashkëshortit, babait, birit, vëllait dhe mikut tonë të dashur”, shkroi ajo.

    Van Der Beek u diagnostikua me kancer në vitin 2023 dhe e bëri publike diagnozën në vitin 2024, duke u shprehur në atë kohë se kishte arsye për optimizëm.

    I lindur më 8 mars 1977 dhe i rritur në Connecticut, ai shfaqi interes për aktrimin që në moshë të re, duke marrë pjesë në shfaqje shkollore dhe duke ndjekur audicione në New York. Pas suksesit me rolin kryesor në “Dawson’s Creek”, ai ndërpreu studimet në Universitetin Drew në New Jersey për t’iu përkushtuar karrierës artistike.

    Seriali “Dawson’s Creek”, ku luanin gjithashtu Katie Holmes, Michelle Williams dhe Joshua Jackson, u transmetua për herë të parë në vitin 1998 dhe u kthye në një fenomen televiziv, duke e bërë Van Der Beek një nga figurat më të njohura të ekranit në fund të viteve ’90.

    aktori Dawson’s Creek James Van Der Beek
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    June 26, 2026

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    June 26, 2026

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.