Halim Islami, profesor,mentor i dhjetra brezave të juristëve është ndarë nga jeta më 15 korrik 2024.
Profesor Islami ishte një prej themeluesve të Shkollës së Magjistraturës, një prej të parëve të angazhuar drejtpërsëdrejti në reformimin terësor të sistemit Gjyqësor Shqiptar aq i nevojshëm në nisjen e viteve 90’.
Dera e tij ishte gjithmonë e hapur për t’u ardhur në ndihmë dhjetra e dhjetra studentëve e kolegëve .
“Përpos sa më sipër, ai ishte një bashkëshort, baba dhe një mik i vyer për shumë jurist”, shkruan Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi.
Sipas Zotit Rakipi, profesor Islami, kontribuoi plot pasion duke e shndërruar veprimtarinë e tij në mision kombëtar e patriotik.
Më tej Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Zoti Rakipi shkruan: “Ai ishte bashkeshorti dhe babai për t’u ndjekur. Të gjithë ata që e njohën nga afër kuptuan lidhjen e fortë shpirtërore që ai njeri ishte kujdesur me përkushtim të mbillte e rriste të shëndetshme, lidhjen me familjen e tij. Ajo përbënte burimin e qetësisë që siguronte sjellja e tij, harmonia emocionale e familjes së tij i jepte më tej angazhim, më tepër siguri, më tepër prodhim intelektual në shërbimin e madh publik që kryente”.
Pavarësisht largimit fizik, trashëgimia që Prof. Islami la pas, do të vazhdojë të zëri një peshë të madhe në jurisprudencë.