Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

    February 13, 2025
    Mundësi investimi, javën e ardhshme zhvillohet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

    TIRANË– Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme ankandin e ri të obligacioneve 15 vjeçare. Shuma e planifikuar e emetimit të obligacioneve për ankandin e datës 17 shkurt është 2 miliardë lekë. Norma e kuponit indikativ të paraqitur para ankandit është 5.7%.

    Yield-i i këtyre instrumenteve ka ardhur në rënie gjatë vitit të kaluar, ashtu siç ka ndodhur në përgjithësi me të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë.

    Në ankandin e fundit, që u zhvillua në nëntor 2024, yield-i uniform i pranuar për obligacionet 15-vjeçare zbriti në 6.41%, nga 6.98% në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin gusht.

    Ankandi i obligacioneve 15-vjeçare vjen në vijim të ankandit të parë të obligacioneve 20-vjeçare, që u mbajt në fund të muajit janar. Në këtë ankand, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.

    Në vitet e fundit, Ministria e Financave po hedh hapa në drejtim të zgjatjes së maturitetit maksimal të instrumenteve të huamarrjes së brendshme. Obligacionet afatgjata janë një alternativë e mirë për ata investitorë që administrojnë portofole afatgjata dhe që kërkojnë kthime më të larta.

    Ato janë ndër instrumentet më të lakmuara për investitorë të veçantë institucionalë, si fondet private të pensioneve. Megjithatë, ato mund të jenë një alternativë e mirë për të diversifikuar portofolin e investimeve edhe për investitorët individualë.

    Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin e kaluar blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 28.5 miliardë lekë, në rënie me 23.9% krahasuar me vitin 2023. Në veçanti, investimi në obligacione u tkurr në 5.8 miliardë lekë, 26.3% më pak krahasuar me vitin 2023, kryesisht sirezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve gjatë këtij viti.

    Pjesëmarrja në ankandet e obligacioneve mund të bëhet nëpërmjet bankave tregtare të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si shoqëri komisionere për investimin në tituj. Bankat e licencuara për këtë shërbim aktualisht janë ABI Bank, BKT, Credins Bank, Fibank, Intesa Sanpaolo Bank, OTP Bank, Raiffeisen Bank, Tirana Bank dhe Union Bank.

    Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankandet e obligacioneve në 300 mijë lekë.

    Për shuma deri në 50 milionë lekë, investitorët mund të paraqiten në ankande me kërkesa konkurruese ose jo konkurruese, por çdo kërkesë vlera e së cilës kapërcen shumën 50 milionë lekë klasifikohet si kërkesë konkurruese pavarësisht subjektit pjesëmarrës në ankand. Kërkesat jokonkurruese pranohen me yield-in mesatar të kërkesave të pranuara konkurruese./MONITOR

    ankandi i obligacioneve 15-vjeçare Ministria e Financave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.