Kohët e fundit po përlitet shumë për lidhjen e Princit William dhe Kate Middleton, nëse është reale apo po kalon një krizë.
Bizhuteritë e Kate Middleton kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos ato që ka fituar pas fejesës dhe martesës me princin dhe trashëgimtarin e fronit britanik.
Princesha e Uellsit së fundmi filloi të mos e mbante unazën e saj ikonë të martesës me safir dhe diamant, një pjesë që dikur i përkiste princeshës së ndjerë Diana.
Ndërsa bashkëshorti i saj, nuk ka mbajtur kurrë unazë martese, një vendim që e mori para se të martohej dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Përpara ditës së dasmës së çiftit më 29 prill 2011, në fakt, një përfaqësues i pallatit i tha: “Do të ketë vetëm një unazë martese, në përputhje me dëshirat e çiftit”.
Princ William nuk ka unazë martese dhe nuk e ka mbajtur kurrë një të tillë.
Një veprim që nuk është krejtësisht në kundërshtim me traditën mbretërore, pasi gjyshi i tij Princi Philip, i cili ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth për 73 vjet, nuk mbante as unazë martese.
“Gjithçka varet nga preferencat e tij personale”, tha një burim.
LEXO EDHE:
Misteret e sëmundjes së Kate Middleton. Pse simptomat u fshehën nga familja mbretërore


