OROSH- Një ditë më parë forcat Renea arrestuan dy persona të fshehur prej muajsh në një shtëpi të braktisur. “Mos u afroni se do ju vras”- Kështu i janë drejtuar dy personat në fshatin Orosh uniformave blu dhe më pas janë ngujuar në një banesë për më shumë se 10 orë.
Bëhet me dije se brenda banesës policia ka gjetur tre armë zjarri dhe municion luftarak.
Dy personat që u ngujuan Erzen Uka ashtu edhe Julian Cumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë, ndërsa njëri prej tyre ka një plagë sipërfaqësore në kofshë./Radar.al


