Donald Trump nuk arriti dot të puthte bashkëshorten e tij Melania, para se të bënte betimin si Presidenti i 47-të i SHBA-së.
54-vjeçarja mbante një kapelë, që duket se e pengoi Trumpin ta puthte. Zoti dhe zonja Trump, të cilët u martuan në vitin 2005, pësuan një moment po aq të vështirë edhe në inaugurimin e tij në janar 2017. Presidenti ‘harroi’ bashkëshorten e tij, ndërsa nxitoi në shkallët e Shtëpisë së Bardhë për të përshëndetur paraardhësin e tij Barack Obama dhe gruan e tij Michelle. Melania Trump u detyrua të ecte vetëm pas tij.
Melania Trump dukej shumë elegante sot, teksa qëndronte në krah të bashkëshortit Donald Trump. Zonja e Parë, 54 vjeçe, zgjodhi një pallto të gjatë, në ngjyrë blu të thellë përshatur nga stilisti amerikan Adam Lippes, së bashku me një palë këpucë kamoshi në ngjyrë blu, Manolo Blahnik dhe doreza lëkure të zeza.
Një pallto e ngjashme ndodhet në faqen e internetit të Lippes me çmimin 4,290 dollarë.
Poshtë palltos, ajo kishte veshur një këmishë të bardhë, duke i shtuar një ngjyrë tjetër veshjes klasike.



