Lëvizja shiite Hezbollah ka deklaruar se do të vijojë t’i përgjigjet çdo shkeljeje të armëpushimit nga Izraeli, duke hedhur poshtë akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ajo po rrezikon marrëveshjen.
Në një deklaratë zyrtare, Hezbollahu theksoi se sulmet e kryera ndaj objektivave izraelite, brenda Libanit dhe në territorin e Izraelit, janë një reagim i vazhdueshëm ndaj shkeljeve që, sipas tij, kanë nisur që në ditën e parë të armëpushimit të përkohshëm.
Organizata shtoi se çdo veprim i tillë nga Izraeli do të marrë përgjigje, duke nënvizuar se është e gatshme të mbrojë territorin dhe popullin e saj.


