Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ministrat e Jashtëm të G7 nënshkruajnë dokumentin: Irani të ndalë urgjentisht sulmet, po kërcënon sigurinë globale

    March 21, 2026
    Ministrat e Jashtëm të G7 nënshkruajnë dokumentin: Irani të ndalë urgjentisht sulmet, po kërcënon sigurinë globale

    Ministrat e Jashtëm të G7-ës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku dënojnë sulmet e Iranit në rajon.

    “Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet e regjimit iranian kundër civilëve dhe infrastrukturës energjetike”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga të gjithë ministrat e jashtëm të G7-ës, përfshirë SHBA-në, mbi luftën në Iran.

    Ky dokument, pas shumë mosmarrëveshjesh, shënon unitetin e ripërtërirë politik të Perëndimit.

    “Sulmet e pajustifikueshme të regjimit iranian kundër shteteve të Gjirit kërcënojnë sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet në dokument.

    “Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha sulmeve nga regjimi iranian. Ne riafirmojmë rëndësinë e ruajtjes së korridoreve detare dhe sigurisë së lundrimit, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe të gjitha rrugët ujore kritike që lidhen me të, si dhe sigurinë e zinxhirëve të furnizimit dhe stabilitetin e tregjeve të energjisë”, thuhej më tej në deklaratë.

    Ministrat thonë se janë të gatshëm “të marrin masat e nevojshme për të mbështetur furnizimet globale me energji, siç është lirimi i rezervave të vendosura nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë”.

    G7 gjithashtu përsërit se Irani nuk duhet të prodhojë armë bërthamore dhe duhet të ndalojë zhvillimin e raketave balistike.

    iran Izrael Lufta në Lindjen e Mesme SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.