Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Micro-Folie Tirana”/ Veliaj: Mundësi fantastike për të rinjtë, që të aftësohen për punët e së ardhmes

    August 10, 2024
    “Micro-Folie Tirana”/ Veliaj: Mundësi fantastike për të rinjtë, që të aftësohen për punët e së ardhmes

    Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, ka menduar që përveç kampeve verore, të ofrojë edhe një “kamp veror digjital”, siç është hapësira e “Micro-Folie” te Piramida.

    Në këtë hapësirë, fëmijët, sipas grup-moshave të ndryshme, mund t’u kushtohen aktiviteteve të larmishme dixhitale e krijuese, por edhe programeve të tjera edukuese.

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilësoi projektin si një mundësi fantastike për të rinjtë e kryeqytetit, për socializmin mes tyre, por kryesisht në aftësimin drejt punëve të së ardhmes.

    “Ftesa për të gjithë prindërit është të kujdesen që fokusi i fëmijëve për lojrat apo mësimet të jenë në këto lloj industrish, që do jenë punët e së ardhmes. Ndaj, u them t’i regjistrojnë fëmijët te Qendra Tumo, që të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës të marrin aftësimin më shembullor për punët e së ardhmes, por edhe nëse keni ditë pushimi dhe nuk dini ku t’i sillni fëmijët, sillini te ‘Micro-Folie’; ndodhet brenda Qendrës Tumo dhe menaxhohet nga Agjencia e Kreativitetit dhe Industrisë Digjitale, si një mënyrë fantastike për të kaluar kohën e mirë, për të mësuar gjëra të reja, për të qenë në një mjedis të sigurt, por edhe për të zënë shokë dhe shoqe të reja, miqësi që zgjasin sa një jetë”, theksoi Veliaj.

    Duke falenderuar ambasadën franceze, si edhe aktorët e tjerë që dhanë mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj shkolle dixhitale, kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se Këshilli Bashkiak sapo ka votuar projektin “Ecole-42”, një shkollë e fokusuar për të rinjtë e moshës nga 18 deri në 22 vjeç. Sipas tij, frekuentimi i shkollave digjitale duhet të jetë fokusi i të rinjve.

    “Duam që piramida të gëlojë jo vetëm me jetë, me art, kulturë dhe shkolla digjitale, por edhe me këto projekte, që i ndjekin fëmijët. Në qoftë se ‘Micro-Folie’ është për moshat 6-12 vjeç, Qendra Tumo për moshat 12-18 vjeç, ‘Ecole 42’ për moshat 18-22 vjeç, e kështu me radhë, në çdo segment të jetës, ne sigurohemi që Bashkia e Tiranës të jetë e pranishme në nxitjen e punëve të së ardhmes, dhe nga 22 fëmijë që kemi në pilotimin e ‘Micro-Folie’-s, të shkojmë në 200 mijë fëmijë, duke marrë vëmendjen jo vetëm të fëmijëve të Tiranës qytet, por sidomos të fëmijëve që vijnë nga familje që jetojnë në periferi”, përfundoi kryebashkiaku i Tiranës.

    Projekti “Micro-Folie” ka si aktivitet kryesor Muzeun e tij Dixhital, duke mbledhur disa mijëra vepra arti nga shumë institucione dhe muze. Kjo galeri arti dixhitale është një përvojë kulturore origjinale që inkurajon kuriozitetin. Muzeu Dixhital përshtatet veçanërisht për programe arsimore dhe kulturore artistike. Gjithashtu, pranë “Micro-Folie Tirana”, fëmijët kanë edhe një hapësirë dedikuar kreativitetit, ku mund të realizojnë crafte dhe shumë programe të tjera edukuese për fëmijë.

    Micro Folie Tirana mundesi e arte per te rinjte Piramida
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.