Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht të merret në pyetje për ngjarjet e “21 Janarit”, ku u vranë katër protestues.
Nga burgu, kreu i Partisë së Lirisë ka thirrur avokatin e tij, Kujtim Cakrani, duke i kërkuar që t’i paraqesë prokurorit A. Shehu një kërkesë për ta marrë Metën në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat dhe faktet e asaj dite.
Kjo lëvizje e Metës vjen një javë pasi në SPAK u paraqit edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte kryeministër. Më herët është marrë në pyetje edhe Lulzim Basha.


