Flet babai i Enea Thomaraj, të riut i cili luftoi tre muaj për jetën në spita, por nuk ia doli. Ai humbi jetën pasi u plagos rëndë në atentatin ndaj motrave Nikolli.
Babai i tij, Artur Thomaraji tregon:
“Kanë qenë ditë të dhimbshme. Rrinte gruaja ime, natë ditë, unë nuk e përballoja dot ta shihja djalin ashtu. Ishte djalë punëtor, mbante familjen, me dy pensionistë në shtëpi. Vetëm ai punonte me turne. Atë natë po fliste se donte të ikte jashtë, nuk po i dilte viza për Gjermani dhe po priste ta merrnin në telefon nga Anglia, në atë moment, po shkonte në banjo kur shpërtheu dera. Urgjenca erdhi me vonesë. Doja ta çoja jashtë, por më thanë që nuk mund të lëvizej. Kërkoj ndihmë”, tha ai në një rrëfim për “Jetë Shqiptare”.


