Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tiranë që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”. Në këtë ngjarje, Rama nisi fjalën me humor, duke u drejtuar njërit prej të rinjve me batuta, ku i tha: “Me ty e kam, shif mua, shif nga unë, dëgjo mua, mos i rri asaj mbi qafë, se ka ardhur për mua, s’ka ardh për ty”. Rama po ashtu bëri shaka për një shkop flamuri që mbante njëri nga të rinjtë.
Pas batutave, ai kaloi në thelbin e fjalës së tij, duke theksuar rëndësinë e votimit për herë të parë dhe mundësinë historike që ka Shqipëria në 11 maj për të marrë një vendim që do të përcaktojë të ardhmen e vendit, konkretisht anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Dëshiroj që ta dini si votues të parë se nuk qëllon çdo herë, madje shumëkujt mund t’i qëllojë të votojë gjithë jetën dhe mos ta ketë mundësinë të shkojë në votim,” tha Rama, duke nënvizuar se vota e tyre është një mundësi historike për të kontribuar për ardhmërinë e Shqipërisë. Ai kujtoi se vetëm një herë më parë shqiptarët kishin mundësinë të votonin për të zgjedhur rrugën e vendit drejt BE-së, dhe 11 maji është një mundësi tjetër e tillë.
Por teksa Rama argumentonte këtë përgjigje, sërish u ndal dhe “ngriti në mësim” të riun, të cilit i kishte tërhequr vëmendjen se nuk po e dëgjonte dhe nuk po linte as shoqen pranë që të dëgjonte.
Por teksa Rama argumentonte këtë përgjigje, sërish u ndal dhe “ngriti në mësim” të riun, të cilit i kishte tërhequr vëmendjen se nuk po e dëgjonte dhe nuk po linte as shoqen pranë që të dëgjonte.
Rama (duke iu drejtuar të riut): “Më thuaj arsyen pse na duhet mandati i katërt?”
Rama: “Te cila njësi je ti? Hajde pak këtu… më thuaj tani si do i përgjigjesh atyre që të thonë ‘pse se futi Rama në BE Shqipërinë për tre mandate’?”
I riu (duke qeshur): “Nuk kemi ku t’i mbajmë shpresat tjetër vetëm se te ju.”
Rama: “Kjo mund të jetë një përgjigje për një fanatik, por nuk është kjo, dhe me këtë përgjigje ti nuk i mbush mendjen dot dikujt tjetër, dhe ti na duhesh me i mbush mendjen dhe dikujt tjetër, jo mos me lënë dhe këtë të mësojë përgjigjen. Ti e di pse nuk na mjaftuan tre mandate?”
Rama (duke iu drejtuar vajzës): “Ti nuk e di se nuk të la ky, apo nuk deshe ta dish se po dëgjojë këtë? Si është kjo punë? Tani duhet sqaru kjo punë?”
Vajza: “Nuk e di.”
Rama: “Nuk e di… dhe ti te njësia 9 je? Ti nuk e di se nuk të la ky, apo nuk deshe ta dish se po dëgjojë këtë? Si është kjo punë? Tani duhet sqaru kjo punë?”
Djali: “Nuk e themi dot.”
Rama: “Hë mo se s’po i thoje naj gjë të madhe.”
Më pas Rama “u ka ndërruar bankë”, duke i ulur dy të rinjtë veç e veç.
Rama: Ti do ulesh këtu, ti pa shokun dhe pa shoqen, dhe kushedi tani do merremi vesh për BE.


