PRISHTINË– Biznesmeni dhe politikani i njohur nga Kosova Behgjet Pacolli iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e një mashtrimi që po kryhet në emër të tij.
Përmes një postimi në Facebook Pacolli njofton se një person i panjohur në Republikën e Shqipërisë ka përmes teknologjisë dixhitale ka imituar të dhënat e tij, duke kontaktuar me njerëz të tij nëpërmjet ëhatsApp-it, duke iu kërkuar para me motivin se iu duhen urgjentisht.
SHKRIMI I PLOTË I PACOLLIT NË FACEBOOK:
LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!
Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.
Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.
Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.
Mesazhet ishin të tipit:
“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.
Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.
Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.
JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!
Unë nuk kërkoj para nga askush.
Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.
Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.
Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!/Radar.al
“3.5 mld euro të ardhura në 2 dekada”, Rama për “Durana Park”: 5 mijë vende pune


