Kryedemokrati zgjodhi t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
U lajmërua se protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, ditën e martë në orën 17:00.
“Është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.
Ndërsa ditën e sotme, në orën 18:00 ish-kryeministri pritet mbledhë në një takim virtual drejtuesit kryesorë politikë të qarqeve, për të diskutuar në lidhje me protestën.
Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK.


