Kreu i Organizimit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi se ditën e martë, në protestën e radhës, Tirana do t’i kthehet qytetarëve.
Përmes një reagimi të bërë në rrjetet e tij sociale, Balliu thekson se protesta e 26 nëntorit të thirrur nga opozita, do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë.
“Ditën e Martë në orën 17:00 Tirana do ti kthehet qytetareve. Kjo protestë do të sjellë kryeqytetin në duart e sovranit rrugët e korrupsionit do të bllokohen masivisht përballë Narkoqeverisë Rama” shkroi Balliu.


