BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III ka reaguar ditën e sotme për lajmin e vdekjes së Papa Françeskut ku shprehet “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e Papa Françeskut, i cili i shërbeu botës me “përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.
Charles shtoi se “zemra e tij e rëndë” ishte “disi e lehtësuar” që papa ishte në gjendje dje “të ndante një mesazh të Pashkëve me Kishën dhe botën së cilës i shërbeu me përkushtim gjatë gjithë jetës së tij”.
Mbreti Charles, i cili është gjithashtu kreu i Kishës së Anglisë, shtoi se ishte “shumë me fat” që mundi ta vizitonte Papa Françeskun në Vatikan më 9 Prill./Radar.al
Arrestohen 7 persona në lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika