Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare, ja çfarë pritet të diskutohet

    January 30, 2025
    Mblidhet sot Kuvendi në seancë plenare, ja çfarë pritet të diskutohet
    Kuvendi i Shqiperise, Tiranë.

    TIRANË– Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në orën 14:30 për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

    Bëhet me dije se në rendin e ditës pritet të diskutohen dhe miratohen disa projektligje.

    Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 20 janar, do të nisin diskutimet për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”.

    Ndërkohë një tjetër projektligj që pritet të diskutohet është projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 27-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Abidjan 2021, përfshirë ndryshimet e miratuara në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Addis Ababa 2018, dhe në Kongresin e Jashtëzakonshëm, Gjenevë 2019, të Bashkimit të Përbotshëm Postar”.
    Gjatë seancës plenare është parashikuar po ashtu të miratohet Akti Normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024.

    Një tjetër projektligj që do të diskutohet është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Mjedis i pastër dhe me aftësi ripërtëritëse, Deti Blu””.

    Po ashtu në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë.

    Të tjera projektligje që janë parashikuar për tu diskutuar janë projektligji; “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”; projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për investimet e strategjike në Republikën e Shqipërisë”; projektligji për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”;

    Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-EuroMediteriane të 12 dhjetorit 2024, për ndryshimin e vendimit nr.1/2023 të Komitetit të Përbashkët, miratuar me ligjin nr.59/2024, me qëllim përfshirjen e dispozitave kalimtare në ndryshimet e Konventës Rajonale për Rregullat Preferenciale të Origjinës Pan-Euro-Mediteriane, të zbatueshme nga 1 janari 2025”.

    Në seancën e sotme do të shqyrtohet gjithashtu edhe projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o. ; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano”.

    Në rend dite është parashikuar të shqyrtohet edhe projektvendimi për “Për dërgimin e mocionit në gjykatën kushtetuese”, për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste Vullnet Sinaj./Radar.al

    kuvendi seancë plenare seance plenare 30 janar 2025
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.