Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për pr*stitucion në Fier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Marta Kos foli qartë”/ Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

    June 16, 2026

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin dhe Zvërnecin.

    Përmes një reagimi publik, Rama thekson se të gjitha procedurat janë të dokumentuara dhe i janë bërë të njohura institucioneve evropiane, ndërsa i referohet edhe deklarimeve të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, e cila ka folur për respektimin e standardeve dhe procesin në zhvillim.

    “Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve.”- shkruan Rama në Facebook bashkangjitur deklaratën e Kos.

    Kjo e fundit deklaroi të hënën se qeveria shqiptare ka garantuar Komisionin Evropian se projekti turistik prej më shumë se 1.4 miliardë eurosh, i lidhur me Jared Kushner, do të respektojë standardet mjedisore evropiane.

    “Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mjedisit do të respektohen.”-tha Kos gjatë një konference për shtyp./Radar.al

    1.4 miliardë eurosh BE Sazan Zvërnec
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Grabitet me ar*ë një pikë karburanti, shpallen në kërkim autorët

    June 16, 2026

    Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

    June 16, 2026

    Arrestohen dy shtetase kolumbiane për pr*stitucion në Fier

    June 16, 2026

    “Marta Kos foli qartë”/ Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.