KRUJË– Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Ngjarja është shënuar rreth orës 01:30, në pikën e karburantit të kompanisë Elda.
Sipas informacioneve paraprake, dy autorët kanë qenë të maskuar dhe kanë zbritur në këmbë nga mali drejt pikës së karburantit, ku kanë kërcënuar punonjësin me një armë gjahu çifte dhe i kanë marrë xhiron ditore.
Burimet bëjnë me dije se grabitësit kanë mundur të marrin rreth 20 mijë lekë të rinj.
Pas grabitjes, ata janë larguar sërish në këmbë në drejtim të malit. Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe i ka shpallur në kërkim./Radar.al


