Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Manjani: Qytetarët nuk kuptojnë çfarë ndodh në gjykatë. Ja si do ta ndryshoja drejtësinë nëse do isha ministër

    October 8, 2025
    SPAK-u më i besueshmi/ Manjani: Shqiptarët e duan dajakun
    Ylli Manjani

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një analizë të thelluar mbi gjendjen aktuale të sistemit gjyqësor në Shqipëri, duke treguar çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kishte përsëri drejtimin e këtij dikasteri.

    Manjani kritikoi procesin gjyqësor aktual, të cilin e cilësoi të përkeqësuar dhe jo garantues për një gjykim të drejtë. “Procesi gjyqësor është i përkeqësuar, si në afatet e gjykimit, ashtu edhe në kuptimin e garancive. Nuk kemi një sistem akuzator, por inkuizicion. Nëse flet prokurori, je i dënuar,” theksoi ai në emisionin “Oponencë” në News24.

    Ish-ministri nënvizoi nevojën urgjente për thjeshtimin e procedurave dhe të gjuhës ligjore, në mënyrë që qytetari të kuptojë saktësisht se çfarë ndodh me të gjatë një procesi gjyqësor. “Duhet të krijohet një procedurë e thjeshtë, protokollare, me një gjuhë të qartë. Kur qytetari shkon në gjykatë, ose kur vjen policia në shtëpi, ai të dijë si të mbrohet — nuk janë të gjithë avokatë,” u shpreh Manjani.

    Ai shtoi se një nga problemet kryesore është mungesa e aksesit real në drejtësi për qytetarët pa formim juridik. Sipas tij, roli i avokatit duhet të jetë i theksuar vetëm në nivele të larta të gjykimit, ndërsa në instancat e para, qytetari duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të mbrojë të drejtat e tij.

    “Avokati duhet të ndërhyjë për një gjykatë të lartë, ku procesi bëhet më i komplikuar, por qytetari duhet të kuptojë situatën në gjykatë,” përfundoi Manjani.

    drejtesia gjyqesori Minister Drejtesie Ylli Manjani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani i kërkon FIFA-s kufizime në stadiume: Vetëm flamuri zyrtar në Botëror, frikë nga protestat e diasporës në SHBA

    June 14, 2026

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.