TIRANË– Kërkesa e Jamarbër Malltezit për shqyrtimin e kërkesës së masës së sigurisë “arrest shtepie” është shtyrë për në datën 30 Qershor.
Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”, për të cilat SPAK ka ndërmarrë hetime të zgjeruara ndaj disa individëve të përfshirë në skema të dyshuara favorizimi dhe shpërdorimi detyre.
Po në të njëjtën datë është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen e “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe tre biznesmenë të tjerë./Radar.al
GJKKO la të pandryshuar masën e sigurisë/ Ironizon Veliaj: Vërtet mendoni se jam kaq i rrezikshëm?


