Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes këtë të premte, kur një i moshuar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen Loni Dhamo.
Viktima është identifikuar si Ali Korreshi, rreth 70 vjeç, i cili jetonte i vetëm, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen jashtë shtetit. Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët vunë re një erë të fortë të pakëndshme dhe mungesën e lëvizjeve të tij prej disa ditësh.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po pret ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


