Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Lumenjtë nuk ulen me protesta”/ Përmbytjet në vend: Shiu nuk ndalet me shpifje që nuk punojë hidrovorët

    January 9, 2026
    "Lumenjtë nuk ulen me protesta"/ Përmbytjet në vend: Shiu nuk ndalet me shpifje që nuk punojë hidrovorët
    Edi Rama

    TIRANË–  Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

    Rama: E di që fjala durim mund të tingëllojnë si e tepërt. Por është e nevojshme ku ajo që po përjetojmë nuk është thjeshtë moti i keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovorët, lumenjtë nuk ulen me protesta, si ato që nuk kanë lidhje me arsyen pse përmbyten shtëpitë në territore vurnerabël, retë nuk shpërndahen. Janë reagime që ushqejnë ndarje, jo ndihmë. Në një situatë si kjo nuk kërkohen fajtorë, por ndihmohen njerëz. Është një gjendje atmosferike e zgjatur që nuk prekur vendin për ndonjë arsye që lidhet me vendin tonë, ndonjë arsyet që zjenë në ato 700 tenxheret politike mediatike në vend, por ka prekur një hartë të tërë. Nga Italia, në Greqi, në Mal të Zi, Kosovë, Kroaci, ku i njëjti i ftohtë i njëjti shi, dëborë dhe të njëjta përmbytje e bllokime kanë krijuar të njëjtën situatë të rënduar për njerëzit. Një masë ajri i ftohtë nga veriu është përplasur më një masë ajri të ngrohtë në Mesdhe dhe ka krijuar një vorbull atmosferike duke sjellë reshje të vazhdueshme dhe temperatura të ulëta, prandaj edhe lumenjtë rriten përsëri para se të bien, prandaj edhe toka mbetet e ngopur me ujë, prandaj edhe reshjet e shiut dhe dëborës marrin një përmasë krejt anormale. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verë më të nxehtë, por stinë të çrregullta, sisteme më të ngadalta atmosferike dhe më të papritura dhe më ekstrem. Njerëzit nuk kanë nevojë për britma, shpifje, por për solidaritet dhe bashkim forcash. Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve,. përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 40 milimetra shi. Janë në rang vendi 1587 banesa me prani uji, 339 persona janë evakuuar dhe 51 familje, mbi 13 mijë hektarë tokë janë përmbytur. Sasi e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme./Radar.al

    Edi rama moti i keq Përmbytjet në vend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026

    Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

    January 20, 2026

    Trump propozon doganë 200% për verën franceze

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.