Autorja dhe producentja e Big Brother Vip Kosova Olsa Muhameti humbi nënën e saj, pak ditë më parë, pas përballjes me një sëmundje të rëndë.
Olsa me shpirtin e copëtuar ka shkruar disa fjalë të ndjera në profilin e saj në Instagram për humbjen që e ka pikëlluar. Ajo prej vitit 2022 kishte zbuluar se po luftonte bashkë me nënën e saj sëmundjen e rëndë.
Ndër të tjera Olsa flet dhe për sulmet që ka marrë për punën që ajo ka bërë, në Përputhen në Top Channel, ndërsa falënderon të ëmën që ishte krahu i saj mbështetës dhe forca për të vijuar për të ndjekur ëndrrën e vajzës së saj.



