Leonard Luzi, i arrestuar në Spanjë gjatë verës 2024, u ekstradua në atdhe në 8 nëntor, konfirmoi Policia e Shtetit.
Lajm i fundit/ Arrestohet në Spanjë organizatori i v*asjes së dy personave në Vlorë (detajet)
47-vjeçari akuzohet nga GJKKO se gjatë verës së vitit 2023, në Vlorë ka organizuar vrasjen e Inez Hajrulla dhe Ervis Matodoshajt. Atentati dështoi pas ndërhyrjes së policisë.
Amarildo Nikolli, u vu në pranga në tentativë për të kryer vrasjen. Ai dyshohet se ishte paguar nga Leonard Luzi për të kryer ekzekutimin. Nikollit iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.
Inez Hajrulla është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar tre atentave, fillimisht në vitin 2017, në 2019 dhe më pas në 2023.
Atentati i 2017:
Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi në një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës.
Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt. Ishte 26- vjeçar atëhere. Ai është djali i një biznesmeni të njohur në qytetin bregdetar.
I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”.
Atentati i 2019:
Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.
Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij.
Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku u sekuestruan dy automatikë të djegur.
Atentati i 2023
Vrasja e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll Amarildo Nikollin. Atij i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.
Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje.


