Nutricionisti i njohur Altin Joka, ka shpjeguar vetitë e mrekullueshme të lakrës së bardhë dhe të kuqe, si dhr disa kombinime superushqimesh me të.
“Nëse do të grijmë 70% lakër të kuqe, 30 % lakër të bardhë, 2 karrota, duke shtuar temian ose trumzë, pak uthull molle dhe 2 lugë mjaltë, bëjmë një përzierje 12 herë më të fuqishme duke mbajtur larg shtëpisë gripin dhe duke forcuar imunitetin” rekomandon Altini duke treguar më tej më Report tv se lakra është shumë e mirë për t’u vendosur në gjoks për kiste dhe për shfaqjen e hemoroideve.
“Duke përzjerë aloe verën, pataten dhe lakrën e bardhë, mund të qetësohen hemoroidet” tha Altini, duke shtuar se lakra është shumë e mirë për t’u vendosur në trup për enjtje apo plagë, veçanërisht kur lyhet me vajin e kastorit.
”Nëse grijmë patate të kuqe, e vendosim brenda lakrës dhe me pas e vendosim në plagë, kjo do të japë shumë efekt” theksoi Altini, duke shtuar se dhe për ndrydhje apo dëmtime të duarve, mund të përdorim lakrën e bardhë të grirë si kompresë.
Lakra ka gati 12 lloje recetash që mund të shërbejnë për sëmundje të ndryshme. Konsumimi i lakrës është shumë i mirë për problemet e tretjes, duke i bërë një shërbim të madh organizmit.
”Lakra është shumë efikase dhe për problemet e mëlçisë, duke e pastruar atë, ndërsa lakra turshi është shumë e mirë si probiotik” tha Altini, por nëse e gërshetojmë me xhinxher është shumë më efikase. Lakra është shumë e mirë për trurin dhe shikimin, zemrën, flokët, lëkurën si dhe për problemet e veshkave, sikurse është një antitumorial shumë i fuqishëm.


