Detaje të reja kanë dalë në pah sa i përket gjendjes së këngëtares shqiptare, Parashqevi Simaku.
Burimet bëjnë me dije se ditën e sotme ikona shqiptare ka arritur më në fund të komunikojë me ish-bashkëshortin dhe djalin e saj.
Lajmin e bën me dije sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili thotë se ata komunikuan nëpërmjet videos.
“Parashqevi Simaku foli më në fund në video konferencë me djalin dhe ish-bashkëshortin! Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar Shën Premten”, shkroi Elton Ilirjani.
Ju kujtojmë se Simaku humbi kontaktet me djalin e saj prej më shumë se 10 vitesh, që nga periudha kur u divorca nga bashkëshorti.



