TIRANË– Ish-kryeministri dhe njëherësh Sali Berisha duket se e kanë shqetësuar qindra lajme lidhur fatin e këngëtares Parashqevi Simaku, teksa është shprehur se po largohet vëmendja nga problemet që ekzistojnë në sistemin shëndetësor.
Berisha thotë se qindra tituj po bëhen për rastin e Parashqevisë, mirëpo sipas tij askush nuk po shkruan për ata qytetarë që po humbin jetën sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit.
Fjala e Berishës:
Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.
Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.
Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.
Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.
Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj. Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet. Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.
Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje. Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot./Radar.al


