Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    Shpërthim me tritol në Laç

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Dalina Buzi për Parashqevi Simakun: Mirësia e tepërt vret po aq sa shpërfillja

    December 18, 2024
    Dalina Buzi për Parashqevi Simakun: Mirësia e tepërt vret po aq sa shpërfillja

    Kohët e fundit, këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku ka qenë në qendër të vëmendjes nga gjendja e saj e përkeqësuar nga ana ekonomike, reagimet mbi këtë rast kanë qenë të shumta.

    Persona të ndryshëm televiziv si dhe artistë të njohur shqiptarë kanë reaguar, ca pozitivisht e ca të tjerë kundra këngëtares.

    Ndër reagimet që bëri bujë nëpër rrjet ka qenë dhe ai i Dalina Buzit.

    Në një postim të bërë së fundmi në rrjet, producentja e njohur kritikoi mënyrën sipërfaqësore dhe të nxituar të trajtimit të rasteve si ai i Parashqevisë.

    Ajo theksoi se ndihma e ofruar nga shqiptarët ishte e bazuar në kujtime nostalgjike dhe dëshirën për ta parë atë si dikur, duke injoruar realitetin e saj të sotëm.

    Buzi sugjeroi se në vend që të ngremë spektakël përmes ndihmës, do të ishte më e udhës që fondet e mbledhura për Parashqevinë të përdoren për trajtimin e saj profesional në një qendër të specializuar, me ndihmën e psikologëve dhe avokatëve që mund të ndihmojnë në rivendosjen e lidhjes me djalin e saj.

    Reagimi i plotë:

    “Në filozofinë e të pastrehëve, ata janë “nobody” (“askushi”). Ata zgjedhin të mos ekzistojnë. Ata nuk kanë as emër, as dokumente, nuk kanë një strehë permanente ku t’i gjejë posta, dritat, uji, censusi etj. Ata kanë bërë paqe me turpin dhe gjykimet e botës. Parashqevia ekziston vetëm për djalin e saj. Ajo priste në stacion që t’i vinte djali një ditë. Ajo zgjodhi të mos ekzistojë për askënd tjetër. Në mendjen e saj, çdo gjë tjetër u bë e parëndësishme. Ajo nuk u tregonte kalimtarëve për sukseset e saj, apo se sa e bukur ka qenë. Nuk lypte nëpër komunitete edhe pse me buzëqeshje e butësi pranon ndonjë vakt. Ajo zgjodhi të ishte e padukshme. Ndoshta dënoi edhe veten në njëfarë mënyre, e dënoi si nënë që nuk fitoi betejën për të birin. Ndoshta mendoi jokthjellësisht se meritonte rrugën, meritonte të humbte në turmë si e paemër e të gjendej nga i biri.

    Ne e gjetëm Parashqevinë para djalit. E gjetëm dhe e sollëm në ekzistencë me zhurmë e tupane. E veshëm, e stolisëm, e ushqyem, e ngjitëm në skenë dhe duke e trajtuar pikërisht si ajo kishte zgjedhur të mos trajtohej, u çmendëm ne!
    Mirësia e tepërt vret po aq sa shpërfillja. Injorantë të sëmundjeve mendore, romantike të paplotësuara, të etur për shoë televiziv alla extreme-makeover, ne, bamirësit kalimtarë, ne të vdekshmit që kemi frikë ditën e gjykimit, ne klikuesit e moralshëm, u turrëm të sillnim në ekzistencë për 48 orë një njeri që kishte zgjedhur të mos ekzistonte për 12 vjet me radhë.

    E ngjitëm në fron. E sollëm në ekzistencë dhe e ngjitëm në fron e i vumë përpara mijëra njerëz që e thërrisnin në emër e mbiemër, që i tregonim se kush ishte e kush kish qenë, ia ndezëm prozhektorët dhe i vumë përpara mikrofonin. Ne madje, me mendje e dobësuam, ia rregulluam edhe dhëmbët e thyer nga mungesa e higjienës dhe e veshëm me atë fustanin rozë me shkëlqim. Teksa nxituam ta rehabilitonim për 2 ditë një grua me probleme të shëndetit mendor, u çmendëm edhe ne! Dhe tronditëm të gjithë “qetësinë” e Parashqevisë.

    Ne, shqiptarët, të rritur duke fshehur e mohuar dramat tona para botës “për aq kohë sa kemi djathë në frigorifer e bukë në dollap”, guxuam me padashje, t’ia fshihnim edhe dramën Parashqevisë, për aq kohë sa i dhamë hotelin, lekët dhe buzëkuqin. Ndërkohë që asaj gruaje, veç për botën nuk i interesonte të ekzistonte.

    Parashqevia ka dy diagnoza: Atë që ia vendosin veç mjekët specialistë dhe diagnoza e dytë është dhimbja e nënës për mungesën e fëmijës. Por ne donim ta kuronim vetë, pa mjekë dhe pa ia sjellë djalin. Veç duke kërkuar ta bindim që “na ka ne”. Por ne aty ishim, siç ishte edhe familja/gjaku i vet. Ajo s’na kërkoi e s’po na kërkonte asnjëherë.

    Vlen ky moment për të reflektuar që të ndalojmë! Me dashurinë e dëshirën tonë të mirë, po e vrasim për herë të dytë, pas vrasjes që i bëri gjykata. Parashqevia e memories sonë, nuk është gruaja në rrugë që kërkon djalin e saj. Nëse doni ta ndihmoni, ndihmoni atë grua të shkojë në një qendër trajtimi, me ato lekët e GoFundMe paguani qëndrimin e saj atje e ndoshta, një ditë, nëse mundeni, një avokat që të gjendet një mundësi që të rilidhet me të birin. Mos ndihmoni Parashqevinë e kujtimeve tuaja! Ajo nuk ekziston! Është vetëm në trurin tuaj dhe me sa më shumë të besoni se do të mund ta ktheni atë Parashqevi, aq më shumë do të çmendeni edhe ju! Ndalojeni këtë tragjikomedi!”

     

    Dalina Buzi për Parashqevi Simakun Mirësia e tepërt vret po aq sa shpërfillja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    June 4, 2026

    “Anuloni anti-mitingun në Vlorë”, Balla i përgjigjet Berishës: E shoh që do të vish në festat e PS-së, por s’je i ftuar

    June 4, 2026

    Shpërthim me tritol në Laç

    June 4, 2026

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.