Ditën e sotme Apeli caktoi 19 nëntorin për shqyrtimin e ankimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta mbi masën e sigurisë arrest në burg.
Ndërkohë më herët siç dhe ju kemin raportuar është caktuar gjyqtarja Igerta Hysi e cila do të shprehet mbi kërkesën e kundërshtimit të masës.
Ilir Meta e ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë më datë 4 nëntor.
Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Meta është ka qenë gjithnjë në dispozicion të drejtësisë.
Gjokutaj e cilësoi vendimin si një thashethem.
LEXO EDHE:
Çfarë e mërzit Ilir Metën në ambientet e 313? Avokati na zbulon detaje të reja


