Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Çfarë e mërzit Ilir Metën në ambientet e 313? Avokati na zbulon detaje të reja

    October 26, 2024
    Çfarë e mërzit Ilir Metën në ambientet e 313? Avokati na zbulon detaje të reja

    Avokati Genc Gjokutaj na ka zbuluar detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në ambientet e 313.

    I ftuar në emisionin Kjo Javë, Gjokutaj deklaron se mërzia e tij e vetme është mënyra sesi është arrestuar.

    “Pamjet që u transmetuan në atë ekzekutim, që në thelb është rrëmbim antiligjor. Pas saj Meta është shoqëruar në drejtorinë e Tiranës ku është hartuar një procesverbal që ekzekutimi i vendimit është bërë në drejtori, pasi ata që kanë marrë nuk kanë pasur urdhër ekzekutim. Më pas është dërguar në bllokun e sigurisë, ku qëndroi deri në seancën gjyqësore për masën e sigurisë. Pas seancës, ai është përcjellë në burgun 312.Për herë të fundit e kam takuar dje. E kam takuar dy herë në ditë që nga momenti i ndalimit. Meta është në gjendje shpirtërore dhe psikologjike mjaft të qetë. Sigurisht ka mërzinë e tij për mënyrën e marrjes në kundërshtim me të gjitha procedurat. Ai po merret me aktet e dosjes. Në seancën e verifikimit të ekzekutimit të masës në GJKKO ka mbajtur një fjalë 56 minuta, ku ka shpjeguar insinuatat që vendimi i gjykatës ia ka atribuuar për të dhënë versionin e tij”, tha Gjokutaj.

    Për sa I përket aludimeve se pati një shpërthim nga Meta në bllokun e sigurisë, ditën kur u arrestua Gjokutaj sqaorn: “Meta sa ka qëndruar në bllokun e sigurisë, me personelin nuk bëhet fjalë. Ka qenë një moment kur atij i është dërguar një avokat, ai e ka refuzuar me neveri dhe sigurisht me zë të lartë i ka kërkuar të largohej sepse ai nuk ka mbetur pa mbrojtje. Nuk ka pasur probleme me personelin, i kanë dërguar dikë që as se njihte”.

    Avokati ka zbuluar se Meta e merr ushqimin nga jashtë në 313 sepse nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi për shkak se ndjek një terapi.

    “Asnjë nga të izoluarit në 313 nuk e pranon ushqimin nga brenda. Metës i është dërgohet ushqim nga jashtë. Ai e konsumon atë ushqim. Ushqimin e burgut jo, sepse ai ka dhe disa ilaçe. Ai nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi pasi ndjek një terapi në lidhje me tensionin arterial”, tha Gjokutaj.

    Ndërsa për sigurinë e jetesës, Gjokutaj thekson se nuk ka shfaqur asnjë shqetësim të tillë.

    “Nuk ka shfaqur asnjë shqetësimi të kësaj natyre. Edhe të blloku i sigurisë, autoritete kanë bërë të mundur të mos ketë konflikte. As ai nuk ka asnjë pretendim. Edhe në lidhje me trajtimin nga administrata ka qenë korrekt dhe rigoroz”, tha ai.

    LEXO EDHE:

    Meta e Berisha “prapa hekurave”, Rama thyen heshtjen: Drejtësia që udhëhiqet nga politika ka marrë fund

    Akuzat e SPAK/ Kryemadhi nxjerr letrat: Për goditjen time politike përdorën ligjin e shfuqizuar

    Gjokutaj zbulon detaje te reja Ilir Metën merzia ne 313
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.